Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës diskuton për "dështimet" në politikën e jashtme


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të 42 deputetëve, lidhur me, siç u tha, dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e partive opozitare kritikuan ashpër qeverinë dhe presidencën për, siç thanë, dështime të mëdha në politikë të jashtme dhe diplomaci.

Deputetja Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se sistemi diplomatik i Kosovës është skajshmërisht i politizuar.

Ajo propozoi që në fund të seancës të miratohet një rezolutë me një pikë të vetme: dorëheqjen e qeverisë.

Deputeti Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se përfaqësuesit e politikës së jashtme nuk kanë kredibilitet jashtë Kosovës.

"Sa më shumë që lobojnë këta, aq më keq bëhet. Qysh moti na kanë premtuar njohje nga Serbia dhe anëtarësim (v.j. në organizata ndërkombëtare) dhe askund s’jemi", tha Kurti.

Seanca mbahet dy ditë pasi Kosova dështoi të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol.

Përfaqësuesit e Kosovës fajësuan, siç thanë, fushatën e egër të Serbisë kundër Kosovës.

Lexoni edhe këtë: Si u shpenzuan paratë e lobimit për INTERPOL?

XS
SM
MD
LG