Ndërlidhjet

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Pakistan


Ilustrim.
Ilustrim.

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë, në një treg në qarkun fisnor Orakzai të Pakistanit, ku u vranë të paktën 35 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.

Policia fillimisht kishte thënë se një bombë ishte vendosur në një kuti me perime dhe kishte shpërthyer, teksa kishte në tregun e mbushur me njerëz më 23 nëntor, në qytetin Klaya që gjendet në kufi me Afganistanin.

Qarku i këtij qyteti, ku ka ndodhur sulmi, është i banuar me shumicë shiite.

Në një deklaratë të publikuar sot, faqja e grupit militant IS, Amaq tha se IS-i merr përgjegjësinë për sulmin, i cili thuhet se është kryer nga një sulmues vetëvrasës i grupit militant.

IS-i po ashtu pretendon se në këtë sulm janë vrarë 57 myslimanë shiitë dhe 75 të tjerë janë plagosur.

XS
SM
MD
LG