Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit


Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën prej një muaji paraburgim, ndaj dy të pandehurve me iniciale N.S dhe M.R, të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Ndërkaq, të pandehurit D.M po ashtu i është caktuar masa prej një muaji parabugim, për veprën “zbulim i fshetësisë zyrtare”.

“Të pandehurve N.S, M.R dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018”, thuhet në njofimin e Gjykatës Themelore.

Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, të premten arrestoi katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve janë të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb, Ivanoniq. Ndërkaq, personi i katërt i arrestuar nuk ka të bëjë me rastin Ivanoviq.

Gjykata Themelore thotë se masa prej një muaj paraburgim “është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”. Në njoftimin e Gjykatës po ashtu theksohet se masa e paraburgimit prej një muaji parandalon që të panderhurit të qëndrojnë në liri ku “do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale”.

Policia e Kosovës të premten ka njofuar se është në kërkim edhe të një personi tjetër me iniciale M.R, i përkatësisë serbe, lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

XS
SM
MD
LG