Ndërlidhjet

Hyland: Rritja e taksës - "rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës"


Ilustrim
Ilustrim

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovës, Colleen E. Hyland, shkroi në Twitter se rritja e tarifave për anëtarët e CEFTA-s – Marrëveshjes për Tregti të Lirë – është “rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës”.

“Udhëheqja strategjike, jo reagimi emocional, është e nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë”, tha Hyland.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Vendimi ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë, si dhe thirrje nga Bashkimi Evropian për ta hequr këtë detyrim doganor.

Lexoni edhe këtë:

Ambasadori amerikan në Serbi: Taksa është diskriminuese

XS
SM
MD
LG