Ndërlidhjet

Rritet emetimi i dioksidit të karbonit për herë të parë në katër vjet


Ilustrim.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike nuk janë në nivelin e duhur, meqë për herë të parë në katër vjetët e fundit është rritur emetimi i dioksidit të karbonit.

Në të gjeturat e raportit të ri është thënë se rritja ekonomike është përgjegjëse për rritjen që ka ndodhur më 2017 ndërkohë që janë penguar përpjekjet kombëtare për të ulur emetimin e dioksidit të karbonit.

Për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit për Klimën, duhet që niveli global i emetimit të gazrave të jetë në nivelin e lejuar deri më 2020.

Mirëpo në analizë përmendet se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë deri më 2030.

Ky raport ka ndodhur vetëm disa ditë para nisjes së një konference për klimën nga 2-14 dhjetor.

Në nëntë vjetët e fundit, Agjencia e OKB-së për Ambientin ka publikuar një varg studimesh shkencore për emetimet e tashme dhe të ardhshme të gazrave.

Në secilën prej tyre është veçuar dallimi në mes të niveleve të emetimit të gazrave serrë të cilat bota mund t’i përballojë për të qenë në temperaturë të lejueshme sipas normave, për të cilat janë zotuar shtete të ndryshme.

Mirëpo shifrat e këtij viti kanë vënë në pah hapësirën e asaj se ku qëndron bota dhe ku do të duhej të ishte.

XS
SM
MD
LG