Ndërlidhjet

PE-ja bën thirrje të liberalizohen vizat për Kosovën


Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian i bëri thirrje të enjten Këshillit të BE-së që të lëvizë përpara drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në rezolutën të cilën e miratoi Parlamenti Evropian, theksohet se tashmë Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet e kërkuara për liberalizim të vizave.

Në këtë dokument flitet edhe për përparimin dhe ngecjet që institucionet e Kosovës i kanë bërë drejt progresit të agjendës evropiane.

Raporti vë theksin te nevoja e depolitizimit dhe ristrukturimit të administratës publike edhe pse thekson disa përparime që janë bërë në këtë drejtim.

Shqetësuese sipas eurodeputetëve mbesin korrupsioni dhe krimi organizuar, fusha këto në të cilat ata kërkojnë përpjekje të përbashkëta për përmirësimin e situatës në këtë drejtim.

“Financimi jo i duhur i sistemit gjyqsor, korrupsioni i përhapur, elementet e kapjes së shtetit, ndikimet politike në sistemin e drejtësisë” janë disa prej çështjeve që eurodeputetët i ngrisin si shqetësuese në këtë rezolutë për Kosovën.

XS
SM
MD
LG