Ndërlidhjet

May i refuzon alternativat për marrëveshjen për Brexit


Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryeministrja britanike, Theresa May, i refuzoi alternativat për marrëveshjen e saj për Brexit, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që të mendojnë për pasojat nëse votojnë kundër.

May e hodhi poshtë marrëveshjen e stilit të Norvegjisë me BE-në - një ide kjo e disa ligjvënësve të partisë së saj Tory.

Norvegjia është pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, por nuk është pjesë e bashkimit doganor.

May tha se ideja është e papranueshme, pasi liria e lëvizjes do të vazhdonte.

Deputetët laburistë thonë se mund të arrihet një marrëveshje më e mirë, por kryeminisrja tha se ata nuk kanë sjellë ndonjë alternativë të duhur.

Duke kërcënuar se do ta kundërshtojnë marrëveshjen gjatë votimit në Parlament më 11 dhjetor, May tha se laburistët e mbështesin Brexit-in pa marrëveshje.

Britania duhet të dalë nga BE-ja në fund të marsit 2019.

Britanikët kanë vendosur për Brexit në një referendum më 2016.

Institucionet financiare kanë paralajmëruar se nëse Brexit-i ndodh pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit, Britania do të përballet me rënie të madhe ekonomike.

XS
SM
MD
LG