Ndërlidhjet

Vdiq ish presidenti amerikan George H.W Bush


George H.W. Bush

George H. W Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Bush ishte president i SHBA-së nga viti 1989 deri më 1993 – në një periudhë të rëndësishme të shekullit të 20-të, ku ishte dëshmitar i rënies së Perdes së Hekurt dhe Bashkimit Sovjetik.

“Amerika nuk është e plotë derisa nuk është e përfshirë në parimet e moralit të lartë. Ne si njerëz kemi këtë qëllim sot. Miqt e mi, kemi punë për të bërë”.

Inaugurimi i presidentit George H.W Bush
Inaugurimi i presidentit George H.W Bush

George Bush, tha këto fjalë në inaugurimin e tij në vitin 1989 dhe nisi mandatin që zgjati deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Mandati i tij i vetëm në detyrë ka rastisur me rënien e Perdës së Hekurt dhe Bashkimit Sovjetik dhe shndërrimit të SHBA-së në fuqi botërore të vetme.

Bush kishte hyrë në luftë me Irakun – pasi kjo e fundit kishte pushtuar Kuvajtin – që më vonë u shndërrua në Luftën e Gjirit duke detyruar forcat e Saddaim Husseinit të tërhiqen, dhe krijoi një partneritet të ri strategjik me Rusinë që do të përfshinte reduktimin e rezervave të armëve bërthamore.

"Burri i matur" George H. W. Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:06:05 0:00

Para se të merrte detyrën, rezymeja e gjatë e presidentit Bush përfshinte edhe dekoratën e veteranit të Luftës së Dytë Botërore, punës si naftëtar, kryesues i Agjencisë Qendrore të Intelegjencës, dy mandate si zëvendëspresident, ambasador në Kombet e Bashkuara dhe në Kinë, baba i presidentit dhe urryes i brokolit.

George H.W Bush po ashtu ishte presidenti që ka jetuar më së gjati.

"Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të njoftojmë se pas 94 viteve të shkëlqyeshme, babai jonë ka ndërruar jetë”, tha djali i tij, George W. Bush, ish president, në një njoftim në Twitter.

"George H.W. Bush ishte njeri me integritet të lartë dhe babai më i mirë që një bir apo vajzë mund të kërkonte”, shtoi ai.

Bush kishte lindur në Massachusetts më 1924 në një familje të udhëhequr nga babai i tij, senatori Prescott Bush.

George H. W Bush ka vazhduar traditën politike të familjes, duke shërbyer dy herë si zëvendëspresident gjatë presidencës së Ronald Reagan, para se të zgjidhej vet president dhe pastaj të shndërrohej në baba të presidentit George W. Bush – nga viti 2001 deri më 2009 – dhe guvernatorit të Floridas Jeb Bush.

Bush kishte kryer edukimin në shkolla elitare dhe ishte bërë pjesë e marinës së Shteteve të Bashkuara më 1942, ku kishte marrë pjesë në 58 misione.

Pas shërbimit të tij ushtarak, Bush ka studiuar në Universitetin Yale. Ai u martua me Barbara Pierce më 1945 dhe në atë kohë kishte filluar biznesin e naftës në Teksas. Pas dy dekadave, ai u fut në politikë.

George Herbert Walker Bush dhe Barbara Bush
George Herbert Walker Bush dhe Barbara Bush

Bush ishte i martuar me Barbaran për 73 vite, martesa më e gjatë e çifteve presidenciale. Gruaja e tij, që konsiderohej zonja e parë më e famshme në historinë e SHBA-së, ka ndërruar jetë në prill të vitit 2018.

Bush kishte humbur ulësen në Senat dhe kishte fituar ulëse në Shtëpinë e Përfaqësuesve para se të fitonte vëmendjen e presidentit Richard Nixon, i cili e emëroi si ambassador në Kombet e Bashkuara. Pasardhësi i presidentit Nixon, Gerald Ford, kishte emëruar Bushin drejtor të CIA-s.

Më 1980, Bush u nominua për president, por pësoi disfatë nga Reagan. Bush ishte emëruar zëvendëspresident në qeverisjen e Reagan, përkundër kundërshtimeve të tij rreth politikave ekonomike ndaj presidentit Reagan.

Bush, gjatë presidencës ishte përkushtuar në politikën e jashtme, në kohën kur Bashkimi Sovjetik po jepte shenja të rënies.

"Periudha e totalitarizmit po përfundon, një periudhë e re po vjen dhe një komb i lirë është i gatshëm të vazhdojë përpara”, tha Bush në fjalimin e tij të inaugurimit.

Bashkimi Sovjetik pësoi rënie dhe Bush punoi për të sjellë një rend të ri botëror.

Ai punoi që shtetet e dominuara komuniste të kthehen në frymën e demokracisë perëndimore dhe të përfshihen në ekonominë globale

Përkundër sukseseve të tij ndërkombëtare, problemet ekonomike brenda Shteteve të Bashkuara nuk ia mundësuan Bushit mandatin e dytë.

Fushata e presidentit demokrat Bill Clinton, arriti që të largojë mbështetësit e Bushit dhe t’ja pamundësojë mandatin e dytë. Më 1992, Clinton u inaugurua president.
Pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, Bush u shndërrua në ish president të

George H.W Bush
George H.W Bush

profilit të ulët, duke refuzuar paraqitjet e shumta publike.

Bush kishte vuajtuar nga sëmundja e Parkinsonit që e detyroi atë të përdorë karrocë elektrike që nga viti 2012.

Përkundër viteve të gjata të punës dhe vullnetit të mirë për të ndihmuar të tjerët, vitet e fundit të Bushit ishin përfshirë me akuza, sidomos në vitin 2017, ku u akuzua për ngacmim seksual ndaj shtatë grave, por që nuk përfundoi në gjykatë.

Përgatiti: Flandra Marmullaku

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG