Ndërlidhjet

Manafort mund të përballet me akuza të reja


Paul Manafort

Këshilli i Posaçëm që po heton përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, mund të shtojë akuzat ndaj Paul Manafort, ish udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump.

Një prokuror në Departamentin e Drejtësisë nga zyra e Këshilltarit të Posaçëm Robert Mueller, tha se prokurorët nuk kanë vendosur ende nëse do të ngrehin akuza të reja ndaj Manafort.

Manafort është në burg pasi u deklarua fajtor ndaj akuzave dhe pas akuzave për krim ekonomik në një gjykatë në Virgjinia, seancë që pritet të mbahet në shkurt.

Manafort ishte bashkuar me ekipin e Trumpit në mars të vitit 2016, por kishte dhënë dorëheqje 5 muaj më vonë.

Prokurorët thanë se javën tjetër planifikojnë të zbulojnë se çfarë ata besojnë së është gënjeshtër nga deklaratat e Manafort, që nga koha kur ai u pajtua të bashkëpunojë me autoritetet.

Avokatët e tij kanë mohuar akuzat për gënjeshtra, ndërsa gjykata do të vendos nëse ai ka shkelur marrëveshjen e bashkëpunimit.

XS
SM
MD
LG