Ndërlidhjet

Çekia fajëson Rusinë për sulme kibernetike


Ilustrim
Ilustrim

Një agjenci çeke e spiunazhit tha se është "e qartë" se Rusia qëndron prapa dy fushatave të sulmeve kibernetike kundër Ministrisë së Jashtme të Çekisë dhe diplomatëve çekë.

Agjencia, e njohur si BIS, tha në raportin e saj vjetor, të publikuar të hënën, se 150 emaile janë pirateruar në një sulm nga shteti rus, që ka nisur në fillim të vitit 2016 dhe nuk është zbuluar deri më 2017.

Sipas saj, një tjetër sulm kibernetik i Rusisë ka nisur në dhjetor të 2016-ës.

Raporti i BIS-it konstatoi se sulmet kanë qenë pjesë e fushatës së agjencisë ruse të inteligjencës FSB dhe të agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU.

Vende të tjera evropiane janë përballur me sulme të ngjashme.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se qeveria e tij do t'i diskutojë përfundimet e agjencisë në janar.

XS
SM
MD
LG