Ndërlidhjet

Sërish dështon votimi i projektligjit për buxhetin e Kosovës


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, edhe pse ka zhvilluar debat për dy ditë radhazi, nuk ka arritur as të premten që të hedhë në votim projektligjin për buxhetin e vitit 2019, të prezantuar nga Qeveria e Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halit, tha se votimi i ardhshëm "duhet të bëhet pas një vendimi të ri të Kryesisë ".

Projektbuxheti i parashikuar për vitin 2019 është 2.3 miliardë euro.

Nga kjo shifër, rreth 770 milionë euro janë paraparë për investime kapitale.

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se me këtë buxhet, rritja ekonomike do të arrijë deri në 4.7 për qind.

Nëse buxheti nuk votohet, sipas procedurave ligjore në Kuvendin e Kosovës, deri më 20 dhjetor, Kosova mund të shkojë në krizë buxhetore.

Atëherë, sipas afatit kohor, në bazë të Ligjit për menaxhimin e financave, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm shpenzimet buxhetore duhet të realizohen në 1/12 e buxhetit të këtij viti.

Lexoni edhe këtë: Vihet në pikëpyetje projekt-buxheti 2019

XS
SM
MD
LG