Ndërlidhjet

Ankara: Të paktën 9 të vdekur nga një aksident hekurudhor


Përplasja e trenit në Ankara, 12 dhjetor 2018
Përplasja e trenit në Ankara, 12 dhjetor 2018

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe rreth 47 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti që përfshiu një tren me shpejtësi të lartë në kryeqytetin turk, Ankara.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, u tha gazetarëve se treni me shpejtësi të lartë u përplas me një lokomotivë që kryente kontrolle rutinë në të njëjtën rrugë, në mëngjesin e 13 dhjetorit.

Nuk ishte e qartë se me çfarë shpejtësie po udhëtonte treni kur ndodhi përplasja.

XS
SM
MD
LG