Ndërlidhjet

Rusia arreston shtatë persona për lidhje me organizatat ekstremiste


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Autoritetet ruse thonë se kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për mbështetje financiare të dy organizatave ekstremiste në Lindjen e Mesme.

Komiteti Hetimor i Rusisë tha më 13 dhjetor se të dyshuarit ishin kapur në rajonin rreth Moskës dhe tre rajoneve të Kaukazit të Veriut të Çeçenisë, Dagestanit dhe Ingushetisë.

Ata ishin të dyshuar se dërguan të paktën 570 mijë dollarë për militantët e grupit të Shtetit Islamik (IS) dhe Fronti Al-Nusra - degën siriane tw Al-Qaeda - që nga viti 2010 deri më 2016.

Shërbimi Federal i Sigurimit (FSB) tha se të shtatë të dyshuarit u arrestuan pas një operacioni të përbashkët nga shërbimi, Komisioni Hetimor dhe Garda Kombëtare.

Gjithashtu më 13 dhjetor, autoritetet në Ingusheti thanë se dy terroristë të dyshuar u vranë brenda natës pasi njëri prej tyre hodhi një granatë në drejtim të policisë në qytetin e Nazranit.

Dy oficerë u plagosën në sulm, thanë zyrtarët.

Rusia vlerëson se rreth 2,000 qytetarë, kryesisht nga Kaukazi i Veriut, kanë luftuar së bashku me Shtetin Islamik në Siri.

Krimi i organizuar, luftërat e trafikut të biznesit, mosmarrëveshjet politike dhe rivaliteti i fiseve gjithashtu kontribuojnë në gjakderdhjen në rajon.

XS
SM
MD
LG