Ndërlidhjet

Britania ka gatishmëri për të organizuar samitin për klimën më 2020


Londër.
Londër.

Britania ka gatishmëri për të qenë nikoqire e samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën më 2020, ka thënë ministrja britanike për Energji, Claire Perry, teksa ka synuar të krijojë në rol të ri në luftën kundër ngrohjes globale pasi të largohet nga Bashkimi Evropian, transmeton Reuters.

Duke folur në raundin aktual të bisedimeve në Poloni, Perry ka thënë se ajo i ka paraqitur OKB-së kërkesën qeveritare për të qenë nikoqire e një samiti të tillë më 2020.

Ky është viti kur Marrëveshja e Parisit për Klimën të nënshkruar më 2015, do të nisë së zbatuari dhe kur shtetet duhet të prezantojnë planet për zvogëlim të emitimit të gazrave serrë.

Vendi fitues do të bëhet publik vitin e ardhshëm, pasi edhe Italia ka shprehur interesim për të qenë nikoqire.

Sipas rregullave të Kombeve të Bashkuara, në vitin e ardhshëm do t’i takojë një vendi të Karaibeve që të udhëheqë samitin.

Kosta Rika dhe Kili janë në listë në ngushtë mirëpo diskutimet janë duke vazhduar për shkak të financimit.

XS
SM
MD
LG