Ndërlidhjet

Kocijançiq: BE-ja ka qëndrim të njëjtë me NATO-n për FSK-në


Bruksel, foto nga arkivi
Bruksel, foto nga arkivi

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar që BE-ja e ndanë mendimin e njëjtë me NATO-n që mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ndërrohet vetëm përmes procesit gjithëpërfshirës dhe gradual, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë që të mbajë obligimet e veta që dalin nga Marrëveshja e Parë, që është arritur në prill të vitit 2013 në Bruksel, si dhe aranzhimeve të saj të sigurisë”, ka theksuar Kocijançiq.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës që FSK-ja të ketë kapacitete ushtarake, nuk u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas miratimit të tri ligjeve për ushtrinë në Kuvend, Stoltenberg u shpreh se ky vendim nuk vjen në një kohë “të përshtatshme”.

“Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Përderisa transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në parim është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, ne e kemi bërë të qartë se kjo lëvizje vjen në kohën të papërshtatshme”, ka thënë Stoltenberg.

XS
SM
MD
LG