Ndërlidhjet

Mogherini: Çdo alternativë tjetër përveç dialogut është e rrezikshme


Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha sot në Bruksel se Bashkimi Evropian kërkon nga autoritetet në Prishtinë të heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe.

Komentet ajo i bëri gjatë një konference për media që mbajti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Serbinë.

Mogherini deklaroi se është qëndrim i BE-së dhe NATO-s që formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë proces i pranueshëm dhe gradual në të cilin duhet të jenë të përfshira gjitha palët.

Sa i përket bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kryediplomatja evropiane tërhoqi vërejtjen se çdo alternativë tjetër përveç dialogut “është e rrezikshme”.

Në anën tjetër, kryeministrja serbe, Bërnabiq theksoi se veprimet e fundit të Prishtinës janë “kërcënimi më i madh i stabilitetit dhe paqës në rajon”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG