Ndërlidhjet

Ekuipazhi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës kthehet në Tokë


Nga e djathta në të majtë: Serena Aunon-Chancellor, Sergei Prokopyev dhe Alexander Gerst (Foto arkivi)

Tre anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u kthyen në Tokë pasi përfunduan misionin e tyre prej 197 ditësh.

Komandanti gjerman, Alexander Gerst, astronautia amerikane, Serena Aunon-Chancellor, dhe kozmonauti rus, Sergei Prokopyev, ateruan të enjten me anijen e tyre kozmike Soyuz në një bazë në rajonin Zhezqazghan të Kazakistanit.

Ata qëndruan në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës për të kryer disa eksperimente.

Më 11 dhjetor, Kononenko dhe Prokopyev ecën nëpër hapësirë dhe morën mostra jashtë Stacionit.

Gerst e dorëzoi komandën e Stacionit te rusi Oleg Kononenko.

Kononenko, Anne McClain nga Shtetet e Bashkuara dhe David Saint-Jacques nga Kanadaja arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në fillim të dhjetorit dhe do të qëndrojnë atje për gjashtë muaj.

XS
SM
MD
LG