Ndërlidhjet

Komiteti Helsinkit mirëpret sanksionet ndaj Radosavljeviqit


Ish-komandanti i policisë serbe, Goran Radosavljevic

Komiteti i Helsinkit i SHBA-së, përshëndeti sanksionet që Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, vendosi ndaj ish komandantit të policisë serbe, Goran Radosavljeviq, për shkak të dyshimit se ishte i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.

Komiteti e këshilloi administratën amerikane që të vazhdojë me presionin ndaj Beogradit për të zgjidhur këtë rast.

Përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkit, senatori republikan, Rodger Viker, përshëndeti vendimi e Departamentit të Shtetit, që Radosavljeviqit dhe familjes së tij t’i ndalohet hyrja në SHBA, transmeton Zëri i Amerikës.

“Kongresi i ka dhënë qeverisë mundësi të ndryshme për vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që potencialisht janë të përfshirë në korrupsion ose kanë shkelur të Drejtat e njeriut, dhe me inkurajon fakti se administrata po e përdorë këtë mundësi për të mbrojtur interesat amerikane” ka thënë Viker.

Një anëtar i Komitetit të Helsinkit, Senatori demokrat, Ben Kardin, tha se ai kishte takuar më parë me anëtarët e mbijetuar të familjes Bytyqi dhe se kishte kohë që i inkurajonte zyrtarët serbë të ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës për vrasjen e tre vëllezërve.

"Sanksionet ndaj Radosavljeviqit konfirmojnë dëshirën tonë për të parë drejtësinë në këtë rast dhe për të inkurajuar administratën për të vazhduar presionin mbi Beogradin për të ndërmarrë diçka", tha Cardin.

Lexoni edhe këtë: Goran Radosavljeviq sanksionohet nga SHBA-ja për rastin e vëllezërve Bytyçi​

XS
SM
MD
LG