Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës miraton në lexim të parë Projektligjin për buxhetin 2019


Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi i Kosovës.

Me 62 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin rreth buxhetit për vitin 2019.

Kuvendi i Kosovës ka debatuar ditë më parë për dy ditë rresht rreth buxhetit të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, debati pati përfunduar pa votimin e projektligjit, pasi Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.

Buxheti për vitin 2019 është paraprarë të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove.

Ky projektbuxhet nuk është mbështetur nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo ka fituar përkrahjen e subjektit tjetër opozitar, Partisë Socialdemokrate.

Pas shqyrtimit në komisionet përkatëse pritet që Kuvendi ta vendosë këtë projektligj për miratimin final në fillim të javës së ardhshme.

XS
SM
MD
LG