Ndërlidhjet

Rumania zotohet se do ta mbështesë Serbinë që të anëtarësohet në BE


Kryeministrja rumune, Viorica Dancila
Kryeministrja rumune, Viorica Dancila

Rumania thotë se do të punojë që të ndihmojë Serbinë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kur ky vend të marrë presidencën e bllokut, më 1 janar.

Kryeministrja rumune, Viorica Dancila i bëri këto komente në Beograd, pasi u takua me udhëheqësit e Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë.

“Rumania do të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë. Ne të gjithë duhet të përfshihemi që të mbështesim Serbinë”, tha ajo.

Kryeministrja e Rumanisë shtoi se zgjerimi i BE-së është “prioritet” për shtetin e saj.

Të katër liderët e shteteve në takimin në Beograd diskutuan edhe për migrimin dhe temat rajonale.

XS
SM
MD
LG