Ndërlidhjet

Cunami godet Indonezinë pas shpërthimit të një vullkani


Indonezi, 23 dhjetor, 2018

Një cumani besohet se ka shkaktuar shpërthimin e një vullkani, duke vrarë mbi 220 persona dhe plagosur mbi 800 të tjerë në ngushticën Sunda të Indonezisë, njoftuan zyrtarët.

Edhe 30 persona konsiderohen të zhdukur.

Cunami goditi këtë rajon në orët e vona të 22 dhejtorit, ku valët e mëdha përfshinë shtëpi dhe hotele, thanë zyrtarët qeveritarë.

Një zyrtar i departamentit për menaxhimin e fatkeqësive në Indonezi tha se numri i viktimave pritet të rritet, përderisa autoritetet janë duke mbledhur ende informacione nga zonat e prekura nga cunami.

Shkencëtarët e Agjencisë së Meteorlogjisë dhe Gjeofizikës së Indoezisë thanë se dyshojnë se cunami mund të ketë shkaktuar rrëshqitje të dheut, gjë që ka çuar në shprthimin e ishullit vullkanik Anak Krakatau, që gjendet në ngushtincën në mes ishullit Java dhe Sumatra.

Cunami goditi këtë zonë 24 minuta pas shpërthimit të vullkanit.

Në shtator, më shumë se 2500 persona humbën jetën pasi një tërmet dhe një cunami goditën qytetin Palu të ishullut Sulavesi, në lindje të Borneot.

Ndërkaq më 26 dhjetor, 2004, rreth 230,000 persona u vranë pasi një cunami goditi 13 shtete në Oqeanin Indian, përfshirë Indonezinë, Shri Lankën, Indinë dhe Tajlandën.

XS
SM
MD
LG