Ndërlidhjet

Të mërkurën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për dialogun


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Të mërkurën (26 dhjetor), Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si "Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë".

Seanca është thirrur me kërkesën e 40 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, sot Qeveria e Kosovës po ashtu ka miratuar Projektligjin që përcakton detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Lexoni edhe këtë: Qeveria miraton Projektligjin për dialogun me Serbinë

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës tashmë ka miratuar një rezolutë mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson këtë proces, ka kërkuar nga të dyja palët që në fund të dialogut të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, pritet t’u hapë perspektivën evropiane të dyja vendeve.

XS
SM
MD
LG