Ndërlidhjet

Sicilia goditet nga një tërmet i ri


Ilustrim.
Ilustrim.

Një tërmet i shkallës 4.8 ka goditur Sicilinë, afër malit vullkanik më aktiv në Evropë, Etna, duke plagosur të paktën dy persona, kanë raportuar mediat italiane.

Disa ndërtesa është raportuar të jenë dëmtuar, në atë që është cilësuar si një prej dhjetëra lëkundjeve, prej kur Etna është aktivizuar të hënën.

Hiri vullkanik ka mbuluar fshatrat e afërta teksa fluturimet prej dhe nga aeroporti i Katanias janë ndalur përkohësisht.

Disa persona që kanë qenë në zonat malore janë udhëzuar që të largohen menjëherë nga ato pjesë.

Tërmeti ka ndodhur në orën 2:19 të mëngjesit të së mërkurës afër komunës, Viagrande.

Mediat italiane kanë raportuar për panik në mesin e banorëve, shumica e të cilëve kanë qëndruar nëpër rrugë.

XS
SM
MD
LG