Ndërlidhjet

Tre ushtarë plagosen teksa sistemet siriane rrëzojnë raketat izraelite


Ilustrim.

Media shtetërore siriane ka thënë se sistemet e Sirisë për mbrojtje kanë rrëzuar disa raketa izraelite, pas një vale të sulmeve që kanë lënë të plagosur tre persona.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA ka raportuar më 25 dhjetor se shumica e raketave të nisura nga aeroplanë izraelitë janë ndaluar para se të arrijnë shënjestrat e tyre.

“Sistemet tona të mbrojtjes janë përballur me raketat armiqësore të nisura nga aeroplanë luftarakë të Izraelit, duke ulur poshtë shumicën prej tyre para se të arrijnë shënjestrat fillestare”, është cituar të ketë thënë një burim ushtarak sipas agjencisë, SANA.

Sipas po këtij burimi, raketat kanë goditur një depo të armëve dhe tre ushtarë janë plagosur në sulm.

Ndërkohë ushtria izraelite ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter se “sistemi ajror për mbrojtje, IDF është aktivizuar në përgjigje të raketave të nisura nga Siria”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se raketat janë nisur nga territori i Libanit dhe kanë shënjestuar zonat rurale në perëndim dhe jugperëndim të Damaskut.

Siria është përfshirë nga një luftë civile nga viti 2011.

Rusia dhe Irani mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, derisa Izraeli është alarmuar nga rritja e fuqisë së Teheranit në Siri, duke shënjestuar ato që i konsideron si pozicionime iraniane.

XS
SM
MD
LG