Ndërlidhjet

Vritet një politikan pakistanez


Ilustrim
Ilustrim

Persona të armatosur dhe të paidentifikuar, hapën zjarr ndaj një politikani pakistanez jashtë shtëpisë së tij në qytetin Karaçi të Pakistanit, në mbrëmjen e 25 dhjetorit, përpara se të iknin nga vendi i ngjarjes

Ish-ligjvënësi Ali Raza Abidi, 46 vjeç, u plagos rëndë gjatë sulmit dhe më vonë vdiq në një spital, u tha gazetarëve, oficeri i policisë Javed Alam Odho.

Abidi ishte i vetëm në makinën e tij kur ndodhi sulmi, thonë autoritetet, duke shtuar se një kontroll pas vdekjes tregoi se ai kishte katër plagë plumbash.

Askush nuk mori përgjegjësinë për vrasjen, njoftuan mediat lokale.

Abidi, ish kreu i Partisë së lëvizjes Butahida Qaumi, u zgjodh në Asamblenë Kombëtare në vitin 2013.

Partia e tij u bëri thirrje autoriteteve që menjëherë të gjejnë dhe arrestojnë vrasësit e Abidit.

Kryeministri, Imran Khan dhe disa politikanë të tjerë të opozitës e dënuan sulmin.

Partia e Lëvizjes Butahida Qaumi përfaqëson popullatën që flet gjuhën Urdu dhe dy fraksionet e saj kanë një marrëdhënie të vështirë me njëra-tjetrën.

XS
SM
MD
LG