Ndërlidhjet

Shtyhen zgjedhjet presidenciale në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, të planifikuara të mbahen në prill, do të shtyhen për disa muaj, në mënyrë që t'i jepet kohë rregullimit të disa problemeve teknike që u paraqiten gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit, thanë zyrtarët afgan.

“Duhet më shumë kohë për të verifikuar listat e votimit dhe për të trajnuar personelin” tha Abdul Aziz Ibrahimi, zëdhënës i Komisionit të Pavarur zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare ishin të “çrregulluara” pasi anëtarët e stafit të komisionit zgjedhor, të trajnuar për sistemin biometrik, nuk u paraqitën në qendrat e votimit dhe si pasojë një numër i madh i votuesve të regjistruar nuk i gjetën emrat e tyre në listat e votimit.

Zgjedhjet e fundit presidenciale në Afganistan, të mbajtura në vitin 2014, u karakterizuan me polemika dhe pretendime për mashtrim zgjedhor. Dy kandidatët kryesorë, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, zhvilluan një betejë të pasigurtë zgjedhore.

Para se të shpallen rezultatet e rundit të dytë, Abdullah tha se ka pasur mashtrime të mëdha zgjedhore si dhe paralajmëroi protesta masive.

XS
SM
MD
LG