Ndërlidhjet

Trump realizon vizitë të papritur në Irak


Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump gjatë vizitës së tyre në Irak.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump gjatë vizitës së tyre në Irak.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump kanë bërë një vizitë të paparalajmëruar në Irak, duke i vizituar trupat amerikane për Krishtlindje.

Ata kanë udhëtuar “vonë në natën e Krishlindjes” për të falënderuar trupat “për shërbimin, suksesin dhe sakrificën e tyre”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Trump ka thënë se SHBA-ja nuk ka plan të largojë forcat nga Iraku, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Kjo vizitë ka ardhur disa ditë pas Jim Mattis është dorëhequr nga pozita e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, si pasojë e mospajtimeve me Trumpin për këtë rajon.

Kjo njëherësh ka qenë vizita e parë e Trumpit në këtë zonë.

Presidenti amerikan kishte planifikuar të kalonte festën e Krishtlindjes në klubin e tij privat në Florida, mirëpo ka qëndruar në Uashington për shkak të mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë ende rreth 5,000 trupa në Irak, të cilat mbështesin Qeverinë e këtij shteti, në luftimin e gjurmëve të mbetura të grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Agjencia e lajmeve Reuters, po ashtu ka raportuar se Trump ka thënë se SHBA-ja mund ta shfrytëzojë Irakun si bazë “nëse dëshirojmë të bëjmë diçka në Siri”.

Ai po ashtu ka mbrojtur vendimin e tij për t’i tërhequr trupat amerikane nga Siria pasi ka thënë se “shumë njerëz do të mendojnë sikurse unë”.

Ai ka njoftuar javën e kaluar për tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Siria, duke shpallur fitore kundër militantëve të IS-it.

XS
SM
MD
LG