Ndërlidhjet

Kosova vë tarifë edhe për brendet e huaja që prodhohen në Serbi dhe Bosnje


Qeveria e Kosovës (Foto Arkiv)

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që tarifë doganore 100 përqind të vendosë edhe për brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje dhe nga këto shtete hyjnë në Kosovë. Në vendimin e 21 nëntorit, kur qeveria vendosi tarifë 100 për qind për produktet më origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, kishte lejuar që për nëntë brende ndërkombëtare të mos të zbatohet tarifa.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Qeverisë së Kosovës, Endrit Shala, i tha Radios Evropa e Lirë se tashmë asnjë produkt që vjen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nuk përjashtohet nga tarifa prej 100 për qind.

“Nga 21 janari, secili produkt që ka origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, e ka taksën prej 100 për qind”, ka thënë Shala.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri Shala ka theksuar që vendosja e tarifës edhe për brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet me vendet prej nga janë këto brende.

Ai ka theksuar se ka biseduar me përfaqësuesit e këtyre kompanive dhe ato tashmë kanë filluar që ta furnizojnë me brendet e veta tregun në Kosovë përmes vendeve tjera dhe jo nga Serbia.

XS
SM
MD
LG