Ndërlidhjet

Armët e ushtrisë amerikane mund t'i mbeten trupave kurde


Komandantët e ushtrisë amerikane që po planifikojnë largimin e trupave ushtarake nga Siria, kanë rekomanduar që armët t’ju mbeten luftëtarëve kurdë në luftën kundër Shtetit Islamik, veprim që do të zemëronte aleatin e NATO-s, Turqinë, thonë disa zyrtarë amerikanë.

Tre zyrtarët, në kushte anonimiteti, thanë se rekomandimet janë pjesë e një draft-plani nga ushtria amerikane. Është ende e paqartë nëse Pentagoni do ta dërgojë cështjen në Shtëpinë e Bardhë, vendim i cili duhet të merret nga presidenti Donald Trump.

“Planifikimi po vazhdon dhe është i fokusuar në tërheqje të kontrolluar të trupave duke siguruar se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e trupave tanë”, tha komandanti Sean Robertson.

Presidenti Trump javën ekaluar kishte urdhëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, veprim që ngjalli kritika dhe dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Derisa zyrtarët amerikanë e konsiderojnë këtë veprim si “tradhti ndaj trupave kurde në luftimin e Shtetit Islamik”, Turqia ka paralajmëruar ofenzivë, duke rritur frikën për dhunë ndaj qindra mijëra civilëve.

XS
SM
MD
LG