Ndërlidhjet

Qeveria britanike do të shpenzojë miliona në rregullimin e porteve pas rrezikut nga Brexit


Ilustrim

Qeveria britanike do të shpenzojë më shumë se 100 milionë funta për të lehtësuar transportin ujor nëpër kanal, nëse Mbretëria e Bashkuar dështon të sigurojë një marrëveshje tregtare para daljes nga Bashkimi Evropian, raporton Reuters.

Vetëm tre muaj para se Mbretëria e Bashkuar të largohet nga blloku, rreziku për dalje pa marrëveshje është një skenar i keq për bizneset, që po përgatiten për sfidë të madhe ekonomike.

Tani për tani, përderisa Britania është pjesë në Bashkim Evropian, kamionët duhet të kalojnë ngadalë nëpër kufirin doganor, Por, nëse Brexit del pa marrëveshje, vetëm disa minuta vonesë në doganë do të thotë tërheqje e kamionëve për të gjetur rrugë të reja.

Për të lehtësuar këtë process, qeveria ka lëshuar tri kontrata për të ofruar kapacitet tjetër të mallrave në rrugët e Anglisë që përfshijnë Poole, Portsmouth dhe Plymouth.

Lideri i Partisë Liberale opozitare, tha se ky veprim është “çmenduri” sepse paratë publike po shpenzohen në minutin e fundit për tu përgatitur për dalje pa marrëveshje.

Kontratat nuk kanë dalur në tender të hapur, thonë nga Departamenti i Transportit, për t’ju përgjigur situatës ekstreme nga ngjarjet që mund të ndodhin.

Më herët këtë muaj, qeveria britanike kishte njoftuar se të gjithë akterët duhet të përgatitën për këtë situatë, duke përfshirë vendosjen e 3,500 pjesëtarëve të armatosur për gatishmëri në rast të tensionimit.

XS
SM
MD
LG