Ndërlidhjet

Kim paralajmëron "drejtim të ri" nëse SHBA vazhdon me sanksione


Kim Jong Un
Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se është i përkushtuar ndaj denuklearizimit, por paralajmëroi se do të ndryshojë drejtimin nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me sanksione.

Ai i bëri komentet gjatë adresimit për Vitin e Ri.

Kim ka takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në muajin qershor në Singapor, me ç'rast kanë thënë se synojnë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi.

"Koreja e Veriut mund të zgjedhë rrugë të re në marrëdhëniet me SHBA-në, nëse ajo nuk e mban premtimin e saj të dhënë përpara gjithë botës ... dhe insiston në sanksione dhe presion mbi republikën tonë", tha Kim.

Ai po ashtu tha se është i gatshëm të takojë përsëri Trumpin.

Adresimi i Vitit të Ri është një traditë që Kim e ka marrë nga gjyshi i tij, themeluesi i vendit komunist, Kim Il-sung.

Fjalimi synon kryesisht një audiencë të brendshme dhe përqendrohet në ekonominë.

XS
SM
MD
LG