Ndërlidhjet

BE: Konsultime me ekipin negociator, dialogun e vazhdojnë presidentët


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian e ka ftuar për konsultime në Bruksel ekipin negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë, por, siç tha, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, bisedimet në nivelin e lartë politik do të vazhdojnë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë.

“Zyra e Bashkimit Evropian për çështje të jashtme e ka ftuar delegacionin nga Kosova, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor, për konsultime në Bruksel, më 8 janar. Ekipi gjithashtu do të pritet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini", tha Kocijançiq për Radion Evropa e Lirë.

"Konsultimet janë një mundësi për të diskutuar me përfaqësuesit e Kosovës në dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që lehtësohet nga BE-ja. Dialogu në nivelin e lartë bëhet ndërmjet dy presidentëve dhe kjo nuk ndryshon”, tha Kocijançiq për Radion Evropa e Lirë.

Bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, udhëtuan të hënën për në Bruksel, ku të martën pritet të mbahet takimi me zyrtarët e BE-së.

Lexoni edhe këtë: Efektet e dialogut të Brukselit

XS
SM
MD
LG