Ndërlidhjet

Institucionet arsimore të Kosovës në grevë nga 14 janari


Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) mori vendim që më 14 janar, të nisë një grevë e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me nivelin e pagave.

"Greva fillon çdo ditë nga ora 9 deri në orën 12, për të gjithë grevistët e të gjitha ndërrimeve. Pas përfundimit të orarit të grevës, të punësuarit e lëshojnë objektin, në të cilin është zhvilluar greva, për të vepruar kështu çdo ditë të grevës. Gjatë periudhës sa zgjat greva e përgjithshme, ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me punën në institucionet arsimore", thuhet në një njoftim nga Sindikata.

Sipas saj, vendimi u mor duke u bazuar në Ligjin e Grevës dhe në statutin e SBASHK-ut.

XS
SM
MD
LG