Ndërlidhjet

Mustafa: LDK-ja nuk bëhet pjesë e qeverisjes aktuale


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se partia që udhëheqë me asnjë kusht nuk do të bëhet pjesë e qeverisjes aktuale.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa u deklarua sërish për rrëzimin sa më parë të qeverisë Haradinaj ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, tha se LDK-ja e përkrahë atë, në bazë të kritereve që i ka përcaktuar Këshilli Drejtues i partisë.

Ditë më parë, Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë.

Megjithatë, ai ka shtuar se LDK-ja mund të përfshihet në dialog vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje ose nëse bëhet rikonfigurimi i tërësishëm i institucioneve të vendit.

XS
SM
MD
LG