Ndërlidhjet

Talibanët mohojnë se do të rinisin bisedimet për paqe


Ilustrim

Talibanët kanë hedhur poshtë njoftimet se po përgatiten që të rinisin bisedimet me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Zalmay Khalilzad mbi dhënien fund të luftën 17-vjeçare në Afganistan.

Mediat në Pakistan kanë raportuar se një takim në Islamabad është pasur me takime të tjera në kryeqytetin pakistanez, ndërmjet Khalilzad dhe zyrtarëve të lartë pakistanezë, përfshirë edhe kryeministrin Imran Khan më 18 janar.

Megjithatë, talibanët hodhën poshtë këto pretendime sot.

“Duam ta bëjmë të qartë se ne nuk do të takohemi me Zalmay Khalilzad në Islamabad”, u shpreh zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid.

Khalilzad arriti në Islamabad më 17 janar dhe u takua me kryeministrin pakistanez Imran Khan si dhe me ministrin e Jashtëm, Shah Mahmud Qureshi dhe zyrtarë të tjerë.

Khalilzad, që katër është emëruar nga administrata Trump në postin e të dërguarit të posaçëm për të negociuar për paqe.

Khalilzad, i lindur në Afganistan, ka shërbyer si ambasador në Afganistan, Irak dhe Kombet e Bashkuara, gjatë administratës së presidentit amerikan, George W.Bush.

XS
SM
MD
LG