Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Meksikë


Shpërthimi në Meksikë.

Nga shpërthimi i një tubacioni të gazit në Meksikë kanë vdekur të paktën 66 persona.

Fillimisht, nga ky shpërthim ishte raportuar se kanë vdekur të paktën 20 njerëz.

Guvernatori i shtetit Hidalgo – shtetin ku ka ndodhur shpërthimi–Omar Fayad ka thënë se shpërthimi ka ndodhur pas rrjedhjes së karburantit nga një tubacion, gjë që ka shkaktuar shpërthimin.

“E dimë që vendi ku ka ndodhur shpërthimi ka qenë një zonë ku karburanti është vjedhur dhe autoritetet janë në dijeni për këtë”, tha ai gjatë një prononcimi për Faro TV.

Ai shtoi se të paktën 54 persona të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera si pasojë e shpërthimit.

Mediat lokale kanë raportuar se qindra persona ishin mbledhur pranë një tubacioni në afërsi të qytetit Tlahuelilpan në shtetin Hidalgo, duke tentuar që të vjedhin karburant nga ky tubacion.

XS
SM
MD
LG