Ndërlidhjet

Palau shqyrton vendimin për njohjen e Kosovës


Ilustrim

Republika Palau, shtet në Oqeanin e Qetë, ka vendosur të shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe t'i pezullojë të gjitha vendimet dhe deklaratat e mëparshme në lidhje me statusin e saj, deri në arritjen e një marrëveshjeje në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, thuhet në notën diplomatike që presidenti i Palaut, Tomi Remenges, ia dorëzoi të hënën ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Teksti i kësaj note iu shpërnda gazetarëve në një konferencë për media të Remengesit dhe Daçiqit që u mbajt në Beograd, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

"Dialogu ka rëndësi të madhe dhe paraqet mekanizmin e dëshiruar për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Pastaj, kur të dyja palët të arrijnë marrëveshje, Republika e Palaut do të mbështesë fuqishëm atë që e vendosin palët", thuhet në notën diplomatike.

Shteti Palau ka fituar pavarësinë më 1994, prej kur edhe është në një aleancë të lirë me Shtetet e Bashkuara.

Lexoni edhe këtë: Viti i mbrapsht i (ç)njohjeve për Kosovën

XS
SM
MD
LG