Ndërlidhjet

Disa të vdekur nga zjarri në dy anije në Detin e Zi


Incidenti më 21 janar, 2019.
Incidenti më 21 janar, 2019.

Dy anije mallrash me flamuj të Tanzanisë janë kapur në flakë në Detin e Zi, pranë Ngushticës Kërç, ndërsa ekipet ruse të shpëtimit po bëjnë përpjekje të shpëtojnë marinarët që janë hedhur në det.

"Katërmbëdhjetë njerëz janë shpëtuar. Nëntë trupa janë nxjerrë nga uji," tha një zëdhënës i Agjencisë Federale të Rusisë për Trransport Detar dhe Lumor.

Kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë, thanë autoritetet.

Një anije është cisternë me gaz dhe zjarri njoftohet se ka pasuar një shpërthim që i ka vënë flakën edhe anijes tjetër.

Njëra anije quhet Kandy dhe ka 17 pjesëtarë turq dhe indianë të ekuipazhit, ndërsa tjetra është Maestro me 14 marinarë.

Ngushtica Kërç është një skenë e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

XS
SM
MD
LG