Ndërlidhjet

Talibanët vrasin 45 forca afgane të sigurisë


Afganistan
Afganistan

Së paku 45 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë u vranë nga një sulm i talibanëve në një bazë ushtarake në perëndim të Kabulit.

Talibanët sulmuan bazën në provicën Maidan Vardak të hënën.

Khawanin Sultani, anëtar i këshillit të provincës, tha sot se sulmi la të plagosur edhe mbi 70 vetë të tjerë.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi talibanët njoftuan se kanë rinisur bisedimet për paqe me zyrtarët amerikanë.

Sipas raporteve të disa mediave, në sulm u vranë mbi 120 vetë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij qëndron prapa sulmit.

XS
SM
MD
LG