Ndërlidhjet

Presidenti Trump planifikon të mbajë fjalimin vjetor në Kongres


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump planifikon të lëvizë përpara me planin e tij për të mbajtur fjalimin vjetor në Kongres mbi gjendjen e vendit më 29 janar, përkundër presionit të demokratëve për të shtyrë fjalimin për shkak të mbylljes së qeverisë dhe hedhjes poshtë nga Gjykata Supreme të një propozimi të tij për emigrantët.

Propozimi që presidenti amerikan Trump bëri javën e kaluar për të ndryshuar politikat e migrimit, si kompromis për një marrëveshje për hapjen e Qeverisë dhe ndërtimin e murit, hasi në kundërshtimin e demokratëve që udhëheqin me Dhomës e Përfaqësuesve të Kongresit.

Kryesuesi i Senatit amerikan, republikani Mitch McConnell tha se Senati do të votojë për planin e presidentit amerikan.

Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqës tjerë demokratë i kanë rekomanduar Presidentit amerikan, Trump të shtyjë fjalimin tradicional për gjendjen e vendit.

XS
SM
MD
LG