Ndërlidhjet

Bosnja kërkon heqjen e tarifës, Kosova vizat dhe njohjen e dokumenteve


Ilustrim
Ilustrim

Bosnja dhe Kosova kanë paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje me tarifën ndaj mallrave të Bosnjës të vendosur nga Qeveria e Kosovës, gjatë një takimi që delegacionet e të dyja vendeve kanë pasur të enjten në Sajarevë.

Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë,e cila ka marrë pjesë në takim, tha për Radion Evropa e Lirë, se kanë kërkuar nga autoritetet e Bosnjës që të njohin targat e veturave civile, zyrtare dhe komerciale

“Po ashtu, njohjen e të gjitha dokumenteve të lëshuara nga institucionet e Republikës se Kosovës dhe njohjen e markave kombëtare të konformitetit. Të gjitha këto dërgojnë në njohjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës, ka thënë Dervisholli

Ndërkaq zëvëndësministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të Bosnjës, Midhat Saliq tha se “të dyja palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre përderisa pozicionet para këtij takimi kanë qenë shumë të kundërta”

“Pala kosovare ka kërkuar nga Bosnja të njohë dokumentet e Kosovës, pasaportat dhe tabelat e veturave si dhe të heqë regjimin e vizave”, tha Saliq.

“Ne në plan të parë kemi potencuar pyetjet ekonomike. Gjithashtu thamë se në këtë mënyrë shkelet marrëveshje e CEFTA-s për tregti të lirë. Ajo që pala kosovarë ka potencuar gjatë bisedimeve ishte se Bosnje dhe Hercegovina po pamundëson lëvizjen e kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve për shkak të regjimit të vizave dhe mospranimit të dokumenteve të Kosovës” tha më tutje zëvëndësministri Saliq.

Kërkesë e delegacionit të Bosnjes, ishte që menjeherë dhe pa kushte të shfuqizohet tarifa ndaj mallrave të saja nga ana e autoriteteve në Prishtinë.

“Ne kemi ofruar maksimumin nga ana jonë. Kërkuam që Kosova të tërheq tarifën në afat prej gjashtë muajsh dhe gjatë kësaj periudhe të zgjidhen çështjet e paraqitura. Megjithatë pala kosovarë këtë nuk e pranoi” tha anëtari delegacionit të Bosnjës, Midhat Saliq.

XS
SM
MD
LG