Ndërlidhjet

Lirohet me kusht nga burgu Sylejman Selimi


Ilustrim

Paneli për lirim me kusht e ka liruar nga burgu, ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Avokati i tij, Tomë Gashi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se Paneli i themeluar nga Këshilli Gjyqësor ka marrë një vendim për lirimin me kusht të Selimit.

"Para pak minutash, pas mbajtjes pa të drejtë për mbi 5 vjet dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi", tha Gashi.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai ishte dënuar me 6 vjet burg.

Në qershor të këtij viti, të akuzuarit nga rasti që njihen si Drenica 1 dhe Drenica 2, janë kthyer në rigjykim.

Në rastin “Drenica”, janë gjykuar disa nga ish-komandantët e UÇK-së të cilët bartnin funksione publike, qoftë deputetë apo edhe kryetarë komunash, si Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku e të tjerë.

XS
SM
MD
LG