Ndërlidhjet

Shërbyesit civilë paralajmërojnë grevë


Shërbyesit civilë nga dita e martë mund të hyjnë në grevë, nëse nuk plotësohen dy kërkesat e tyre që i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ndue Kalaj, duke shtuar se të hënën presin reflektim nga ana e Qeverisë, në mënyrë që greva të mos fillojë.

"Kërkesa e parë është që shërbyesit civilë të jenë të barabartë, me koeficientin punë e njëjtë pagë e njëjtë, mos të ketë diskriminim. Ne e kemi parë në Shtojcën 1 të Ligjit mbi pagat, që është në kundërshtim me parimet themelore të përcaktuara për përcaktimin e pagës".

"Kërkesa e dytë është se shërbyesit civilë në vitet e 90-ta jemi të larguar nga puna prej regjimit serb dhe neve nuk na është pranuar stazhi, përkundër rekomandimit të Avokatit të Popullit se nënpunësit e viteve të 90-ta janë dëbuar dhunshëm nga puna", tha Kalaj për Radion Evropa e Lirë.

Kalaj shtoi se greva planifikohet të fillojë të martën në nivelin qendror dhe lokal, nëse Qeveria nuk ndërmer masa konkrete.

XS
SM
MD
LG