Ndërlidhjet

Shtyhet seanca për rastin “Veteranët”


Ilustrim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtyrë mbajtjen e një seance që ishte paraparë të mbahet të hënën, në rastin e njohur në opinion si “Veteranët”.

Pjesë e këtij rasti janë 12 persona, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kryetarja e grupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, ka thënë se seanca do të mbahet më 14 mars të këtij viti.

Arsyeja e shtyrjes se seancës ishte mungesa e ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe Faik Fazliut, nga ish-Zyra e kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në listën e personave të pandehur janë edhe Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhajdhe Xhavit Jashari.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës, nga provat e siguruara deri më tani ka vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej mbi 68 milionë eurosh.

XS
SM
MD
LG