Ndërlidhjet

Mbyllja e qeverisë i kushtoi ekonomisë amerikane miliarda dollarë


Uashington
Uashington

Analistë të Kongresit amerikan vlerësuan se ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka humbur rreth 11 miliardë dollarë gjatë mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane, e cila zgjati 35 ditë.

Zyra e Buxhetit të Kongresit i publikoi të dhënat pasi 800,000 punonjësit federalë, të prekur nga mbyllja, u kthyen në punë të hënën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të rihapë qeverinë të premten e kaluar, pasi vuri mënjanë kërkesën e tij për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.

Trump këmbëngul se muri është i nevojshëm për të parandaluar migrimin e paligjshëm, por Dhoma e Përfaqësuesve - që udhëhiqet nga demokratët - refuzon t'i japë 5.7 milardë dollarët e kërkuara për murin.

Trump ka paralajmëruar se mund ta mbyllë qeverinë sërish më 15 shkurt nëse ligjvënësit nuk pajtohen me kërkesat e tij.

Zyra e Buxhetit të Kongresit tha se mbyllja që ka ndodhur, do ta dobësojë ekonominë amerikane për 0.02 përqind, këtë vit.

XS
SM
MD
LG