Ndërlidhjet

Seanca për projektbuxhetin e Kosovës mbahet më 2 shkurt


Parlamenti i Kosovës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se më 2 shkurt do të mbahet seanca për shqyrtimin e miratimit të projektbuxheti të Kosovës për këtë vit.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se kjo seancë do të ketë nëntë pika të rendit të ditës.

“Seanca të bëjë me buxhetin e Republikës se Kosovës, në mënyrë që qytetarët, punonjësit e sektorit publik dhe të gjithë sektorët e investimeve të funksionojnë në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Së bashku me projektbuxhetin në seancë do të shqyrtohet për miratim edhe Ligji për pagat.

Kryesia e Kuvendit kishte paralajmëruar më herët se projektligji për buxhetin e këtij viti do të votohej më 31 janar.

Kosova ka hyrë në vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi.

Nga 2.3 miliardë euro sa parashihet buxheti i Kosovës për këtë vit, shpenzimet për kategorinë paga dhe mëditje është paraparë të jenë 616 milionë euro, kurse rreth 770 milionë euro tjera do të ndahen për investime kapitale.

XS
SM
MD
LG