Ndërlidhjet

Veseli: Mësimi fillon të hënën


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë të hënën duke shënuar kështu fundin e grevës së përgjithshme në sistemin arsimor e cila ka filluar tre javë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka publikuar një fotografi ku shihet në takim me kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari. Në takim pjesmarrës ka qenë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërkohë është ftuar një konferencë e jashtëzakonshme për media.

Për më shumë lexoni materialin e plotë:

Arrihet marrëveshja për ndërprerjen e grevës në arsim

XS
SM
MD
LG