Ndërlidhjet

Vuçiq përsërit: Kur të hiqet taksa, vazhdon dialogu


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se vendi i tij është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në të ardhmen, porse bllokimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën mund të hiqet vetëm kur Prishtina të heqë taksën "e paarsyeshme" mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandr Chepurin.

Dy zyrtarët biseduan për situatën në rajon, në veçanti për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, njoftoi Zyra e Presidentit të Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Duke folur për vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin, ditë më parë në Serbi, Vuçiq tha se ajo ishte "e një rëndësie të madhe" për zhvillimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Chepurin tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë janë në një nivel të lartë dhe se dëshira dhe synimi i Moskës për të punuar në thellimin e bashkëpunimit janë dëshmuar.

Lexoni edhe këtë:

Vuçiq i shkruan Trumpit: Dialogu vazhdon kur të hiqet taksa

XS
SM
MD
LG