Ndërlidhjet

LDK: Projektligji për pagat thellon pabarazinë në Kosovë


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Projektligji për pagat, ai për buxhetin dhe dialogun, janë “shembujt më të mirë se kjo pakicë qeverisëse e ka jetike mbetjen në pushtet duke shkelur të gjitha parimet”.

Sipas LDK-së, buxheti i propozuar për vitin 2019 është “jozhvillimor dhe me logjikë konsumuese”.

“Projektligji për dialogun i siguron Presidentit drejtimin e dialogut, përkundër që kemi një shtet të sistemit parlamentar. Projektligji për pagat, thellon drastikisht diferencat me sektorin privat, ulë kapacitetet investuese dhe në mungesë të investimeve të brendshme nxitë konsumin nga importi”, thuhet në një komunikatë për media të LDK-së.

LDK-ja konsideron se “politikat e tilla të koalicionit qeverisës, do të jenë barrë për shtetin, të cilën do ta paguajnë gjeneratat e ardhshme”.

“LDK nuk do të bëhet kurrë pjesë e këtij vendimi, i cili për luksin e qeveritarëve aktualë dhe për blerje të qetësisë sociale, i fut në borxhe gjeneratat e ardhshme”, thuhet në fund të komunikatës së LDK-së.

Kuvendi i Kosovës sot në rendi dite ka Projektbuxhetin për vitin 2019, Ligjin për pagat dhe atë për dialogun.

XS
SM
MD
LG