Ndërlidhjet

Fuqitë rajonale i japin mbështetje Guaidos


Juan Guaido

Një grup i vendeve të Amerikës Latine dhe Kanadaja i bënë thirrje ushtrisë së Venezuelës ta mbështeësë udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm.

Përmes një deklarate, 11 nga 14 anëtarët e Grupit të Limës bënë thirrje për ndryshimin e pushtetit pa përdorimin e forcës dhe për shpërndarjen urgjente të ndihmave humanitare.

Nënshkrues të deklaratës janë: Argjentina, Brazili, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Guatemala, Hondurasi, Panamaja, Paraguai dhe Peruja.

Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm muajin e kaluar dhe ka fituar mbështetjen e fuqive të mëdha, përfshirë SHBA-në.

Presidenti i sfiduar, Nicolas Maduro, thotë se ai është udhëheqës legjitim i Venezuelës.

Maduro, i cili ka mbështetjen e disa vendeve, përfshirë atë të Rusisë dhe Kinës, ka paralajmëruar më herët se kriza politike në vendin e tij mund të shndërrohet në luftë civile.

Opozita në Venezuelë është ngritur kundër Maduros prejse ai është rizgjedhur president vitin e kaluar. Sipas opozitës, zgjedhjet kanë qenë jolegjitime, pasi Maduro i ka penguar disa kandidatë të garojnë - disa duke i burgosur.

Si udhëheqës i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Guaido thotë se kushtetuta i lejon atij të marrë pushtetin përkohësisht kur presidenti konsiderohet i paligjshëm.

Kaosi në Venezuelë
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:11:13 0:00

XS
SM
MD
LG